Celebrities Gossip Showbiz

Meghan Markle nuk gjen paqe me babain e saj, ky i fundit mund të padisë vajzën e tij!

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle thuhet së fundmi se mund të padisë vajzën e tij si dhe Princ Harry-n. Arsyeja e kësaj janë nipërit e tij të cilët ai shprehet se ende nuk i ka takuar, pra përkatësisht vajzën Lilibet dhe djalin Archie. Ai zbuloi se disa avokatë në Kaliforni i kanë thënë se ai mund ta fitojë këtë të drejtë nëse ndërmerr veprime ligjore. Megjithatë, ai tha se do të priste para se të merrte masa drastike.

Ndërkaq, duke folur në “Good Morning Britain”, Thomas tha:

Unë do të doja të shihja nipin dhe mbesën time. Më kanë thënë në Kaliforni se mund të ngrija padi për të parë nipërit e mi. Por mendoj se nëse do ta bëja këtë, do të bëja të njëjtën gjë që po bëjnë Meghan dhe Harry. Unë nuk dua të përfshij nipërit e mi në këtë situatë, unë dua t’i shoh nipërit e mi me prindër të qetë dhe miqësorë. Unë nuk dua prindër armiqësorë për ta. Kështu që, do të pres.

Por pavarësisht se nuk ka asnjë kontakt me Meghan dhe Harry-n prej vitesh, Thomas ka shpresë se ata mund të rilidhen për hir të të vegjëlve.

Ajo do të fillojë të flasë me mua. Kjo është shumë fëmijërore, ky është një lloj budallallëku. Është koha për të folur me njëri-tjetrin, ne jemi familje. Fëmijët do të rriten pa e ditur se kanë dy familje. Në këtë mes nuk jemi më vetëm unë dhe vajza ime. Kështu që, është koha për të bërë diçka. Të flasim.

Rikujtojmë, se pak kohë më parë Thomas Markle Jr, gjysmë-vëllai i Meghan Markle, e quajti Dukeshën e Sussex-it “të cekët”. Thomas e përshkruan veten si “vëllai më i madh” në teaserin e publikuar në Twitter dhe gjithashtu rrëfen si e paralajmëroi Princin Harry që të mos martohet me Meghan.