Celebrities Showbiz

Megi Pojani dhe Jurgen Bala, çifti më i ri i “Dancing with the Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Ajo është Megi Pojani, showgirl-i shumë i dashur që gjithmonë ‘rrëmben’ vëmendjen me postimet e saj të guximshme. Bukuroshen e kemi parë disa herë në kërcime të ndryshme në videot e saj në Instagram apo TikTok dhe duket se Megi është gati të na tregojë talentin e saj tashmë në “Dancing with the Stars”.

Por kush do ta shoqërojë në këtë rrugëtim?! Jurgeni la Nju Jorkun, ku prej vitesh korr suksese si kërcimtar dhe instruktor profesionist, për të shoqëruar Megin. Mezi po presim të shohim se çfarë mund të arrijë kjo dyshe në teatrin e kërcimit të #DWTS. I urojmë shumë suksese kësaj dysheje në show-n më magjik të kërcimit!