Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Por, sigurisht kjo nuk e ndalon prezantuesen të ndajë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria, ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku na ka treguar se ka nisur pushimet me anë të disa video-ve dhe fotove që mund të themi me plot gojë janë ‘alla Megi Pojani’, aq sa seksi aq edhe shumë ‘funny’.
Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte dhe kërcente ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.
E ftuar në “Wake Up”, Megi tregoi si qëndronte e vërteta dhe kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.