Celebrities Gossip Showbiz

Megi Pojani sapo na zbuloi trukun më të ri për vajzat me gjoks të vogël!

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Tepër aktive në rrjete sociale, Megi sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj thuajse çdo moment të ditës së saj, duke nisur nga kujdesi për veten, rutinën e saj e shpesh dhe momente shumë ‘funny’. E ditën e sotme Megi ka postuar një video teksa bëhet gati për emisionin “Fun Club BBV2”, duke na treguar një truk mjaft interesant për vajzat me gjoks të vogël. Në video Megi shfaqet duke vendosur topa prej letre në recipeta në mënyrë që gjoksi i saj të duket më i madh.

Epo duket se Megi ka ndihmuar shumë vajza me këtë video…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megi Pojani (@megipojani)

E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe gjejeni pak se kush? Endri Çekiçi…

Epo, besojmë se nuk ka më nevojë që Megi ta provojë me fjalë se është në një lidhje me të.