Celebrities Gossip Showbiz

Melinda Ademi i dedikon personit të saj më të shtrenjtë fjalët më të ëmbla!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Megjithatë, edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku bëhet emocionale dhe është pikërisht ky i ditës së sotme një nga ato raste. Teksa i ati feston ditëlindjen, me anë të një fotoje ku shfaqen së bashku krahas Melinda i ka dedikuar fjalët më të bukura.

Gëzuar ditëlindjen babi. Të dua shumë, je babi më i mirë!

Artistja vendosi t’i surprizojë ndjekësit e saj me një bashkëpunim veror me reperin Bardhi. ‘Ferrari’ ka vetëm dy ditë që është publikuar në platformën YouTube dhe numëron mbi 1 milion klikime. Këtë e ka treguar vetë bukuroshja me anë të një Instastory ku krahas ka falenderuar dhe ndjekësit e saj.