Gossip Showbiz

Melinda Ademi ngacmohet seksualisht në koncert?!

Momentet më të lumtura për fansat janë ato që takojnë idhujt e tyre, e shpesh kjo ndodh nëpër koncerte ku ata kanë reagime nga më të ndryshmet nga emocionet e mëdha.
Ka shumë që qajnë, të tjerë blejnë plot dhurata për ‘dashuritë’ e tyre të pamundura, por ndodh që gjatë koncerteve të ndodhin dhe skena të pakëndshme.

Një eksperiencë të tillë ka përjetuar këngëtarja Melinda Ademi, të cilës gjatë koncertit të saj, një nga fansat i ka prekur të pasmet.
Kjo video u bë virale brenda pak sekondash dhe i ka shokuar të gjithë. Por aty duket qartë që artistja nuk e ka mbajtur veten dhe i është kthyer menjëherë duke i thënë që mos ta prekë.

Një veprim i tillë është gjykuar nga të gjithë nëpër rrjete sociale dhe cilësuar si diçka e ulët, si dhe mund të quhet një ngacmim seksual.