Celebrities Gossip Showbiz

Melinda sapo na tregoi pak nga kënga e saj më e re dhe mund të themi me plot gojë se është një ‘bombë’!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

Këngëtarja ka vendosur të na surprizojë me një projekt të ri muzikor. Pak ditë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja shpërndau me ndjekësit një fotografi shumë provokuese të sajën dhe krahas saj shkruajti se po diçka e bukur po vinte.

Dhe bukuroshja na e shuajti paksa kureshtjen me një video të publikuar pak më parë. Teksa Melinda shfaqet shumë seksi dhe provokuese me një fustan të shkurtër në ngjyrë të gjelbërt, ajo na ka treguar paska nga kënga e re. Reperja gjithashtu na ka zbuluar dhe titullin e këngës që është “Melodia” pa zbuluar ende një datë publikimi.

Para pak ditësh, ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram teksa ka qenë me pushime në bregdetin e Shqipërisë. Melinda shfaqej me rroba banjo dhe disa poza shumë provokuese që kanë ngacmuar syrin e ndjekësve.

Rikujtojmë se, kënga më e fundit nga këngëtarja është “Qa din ti” një këngë që në fakt ka marrë menjëherë zemrat e ndjekësve duke numëruar mbi 8 milion klikime katër muaj pas publikimit. “Qa din ti” është një këngë tipike ‘rap’ ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh bukuroshen.