Celebrities Gossip Showbiz

Mendimi për muzikën e ditëve të sotme dhe zënkat mes tyre, NRG Band rrëfejnë gjithçka në ‘Më lër të flas’!

Të ftuarit në pjesën e fundit të “Më lër të flas”, ishte grupi ‘NRG Band’. Si rrallëherë djemtë na treguan më shumë për veten e tyre në një intervistë shumë speciale.

Djemtë e ‘NRG Band’ jo vetëm që janë pjesë e një grupi, por janë dhe vëllezër. Për çfarë debatojnë më shumë ata?

Kemi 22 vite grup. Zihemi po gjithmonë në të mirë të punës. Jemi gjithmonë bashkë. Kemi filluar më herët se viti 2000 duke u marrë me muzikë. Kur filluam si grup filloi dhe karriera tamam.

Çfarë mendimi kanë djemtë për muzikën e ditëve të sotme?

Muzika ka ecur përpara. Në disa gjëra ka ecur po në disa gjëra ka ngecur. Njerëzit vijnë për të parë jo për të dëgjuar. Në shumicën e rasteve muzika është pretekst. Ne kopjojmë çfarë vjen nga Amerika.