Celebrities Gossip Showbiz

Mendjemadhe? Klea Huta e ka një përgjigje dhe për këtë!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Disa orë më parë bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një ‘Ask’ ku ata mund t’i drejtonin kuriozitete që kanë për të dhe një prej tyre ishte ai që na tërhoqi vëmendjen. Bëhet fjalë për një ndjekës që e kishte pyetur se përse është kaq mendjemadhe dhe padyshim që Klea nuk ia kurseu një përgjigje.

Me të vërtetë? Ashtu e sheh ti

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Megjithatë, duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije dita-ditës teksa së fundmi ka ndarë me ne një Instastory ku teksa ka shkruar: “Mbeta unë sot, mbeta pa ty, mbeta pa shpirt, mbeta pa sy…” duket se na ka zbuluar pak nga teksti i projektit te radhës. Por një tjetër detaj që bie në sy është dhe fakti se producenti ka etiketuar partneren e tij, Klean në postim.