Lifestyle

Mendo pozitivisht, ekuilibrohu dhe ndrysho jetën me “Pure thinking”

Ky vit i shenjuar nga Covid-19 do të mbetet gjatë i gjallë në kujtesën tonë. Megjithatë nga çdo situatë mund të nxjerrësh çaste të bukura.  Psikologët, nutricienët apo ekspertët e mirëqënies, e kanë pagëzuar këtë periudhë me togëfjalëshin “Pure Thinking”.

Termi “Pure Thinking” që po bëhet “stil” në të gjithë Evropën dhe jo vetëm, do të thotë të investosh në shëndetin tënd në mënyrë të kuruar dhe të kujdesshme. Thënë ndryshe, ushqyerja e ekulibruar e kombinuar me lëvizje fizike në natyrë është çelësi për një organizëm dhe shëndet mendor të balancuar.

Për të arritur balancën perfekte, këshillohet “Dieta mesdhetare” që nga ekspertët cilësohet edhe si një kurë “anticovid”. Sa i përket aktivitetit psiko-fizik orientimi është drejt aktivitete sportive si edhe medituese ku yoga konsiderohet thelbësore.

5 rregullat e “Pure thinking”

1-Adopto një regjim ushqimor korrekt!

2- Ushtro aktivitet të rregullt fizik!

3- Largo mendimet negative, kujtimet e këqija apo shqetësimet e kota!

4- Elimino zakonet e dëmshme dhe sjelljet e kota!

5- Zgjidhni suplemente që kombinojnë efikasitetin me pastërtinë!