Celebrities Gossip Showbiz

Menjëherë pasi tregoi se ndodhej në spital, Fjolla Morina bën postimin me shprehjen ‘thumbuese’…

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

E teksa me anë të një postimi ku iu kundërvu portaleve që spekuluan për të, këngëtarja duket se i vuri ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje. Sidoqoftë me aktivitetin në rrjete sociale, Fjolla ka treguar gjithmonë për ndjekësit se çfarë bën në përditshmërinë e saj. E me anë të një postimi të bërë pak më parë në llogarinë e saj në Instagram ku duket mjaft seksi, me anë të një shprehje që duket deri diku ‘thumbuese’ për dikë, ajo ka shkruar:

Paraja nuk mund të blejë lumturinë, por është më mirë të qash në Mercedes S Class se sa në një biçikletë

Mirëpo, përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo. Me anë të dy Instastory-ve të fundit, Fjolla na ka treguar se ndodhet në spital me një serum të vendosur, teksa vajzat e saj e vogël i qëndron te koka duke e masazhuar.