Auto & Moto Tech

Mercedes tërheq mbi 2 milionë makina nga Kina…çfarë ka ndodhur?

Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ka tërhequr nga tregu kinez 2.6 milionë makina. Shkak është bërë një problem në softuerin e këtyre automjeteve. Kjo do të thotë që softueri nuk mund të tregojë vendndodhjen e saktë të makinës në rast aksidenti. Lajmi është bërë i ditur nga administrata shtetërore e Kinës për rregullimin e tregut.

Kjo administratë vendosi në dijeni kompaninë Mercedes për këtë problem të automjeteve të kësaj në Kinë, gjë që detyroi prodhuesin gjerman të tërheqë 2.6 milionë makina. Kompania nuk ka komentuar pas këtij rasti.

Muajin e kaluar, Mercedes-Benz në SHBA tha se po tërhiqte 1.29 milionë automjete të shitura që nga viti 2016 për një problem të ngjashëm. Së fundmi, Mercedes ka zbuluar makinën e re për sezonin 2021 të Formulës 1 ndërsa për të 8-ën herë radhazi ndjek titullin botëror të prodhuesit.