Ndryshe

Meri Shehu: “Më kanë ofruar të jem pjesë e Big Brother Vip, por nuk pranova…”

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte astrologe Meri Shehu. Në një intervistë shumë të veçantë, ku u fol për yjet dhe jo vetëm, Meri Shehu na zbuloi se i është bërë oferta për të qenë pjesë e “Big Brother Vip”.

“Big Brother Vip” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë fituar shumë famë dhe të gjithë flasin për ta. Duket se, edhe Meri Shehu do të ishte pjesë e tyre, por çfarë ndodhi?! Ekskluzivisht për Top Albania Radio, Meri Shehu zbuloi se i është ofruar të jetë pjesë e “Big Brother Vip”, por nuk pranoi.

Më është bërë oferta për “Big Brother Vip”. Kam detyrime… Të isha vetëm do kisha hyrë, është eksperiencë e bukur.

Megjithatë, duket se Meri nuk do të ishte nga banorët e heshtur në atë shtëpi, teksa ka treguar se karakteri i saj do të ishte vërtet shpërthyes gjatë pjesëmarrjes.

Mund të bërtisja… Jam nevrike…

Ndërkohë, Meri gjithashtu u shpreh edhe për politikanët dhe se si i shikon ajo astrologjikisht. Lidhur me Lulzim Bashën, i cili i përket shenjës së binjakëve, Meri u shpreh se ai ka një dualizëm, madje binjakët ngelen fëmijë. Gjithashtu, ajo u shpreh se në histori asnjëherë nuk kemi parë lider binjak. Nga ana tjetër lidhur me Sali Berishën, i cili është peshore, Meri tregoi se është një nga shenjat më me fat momentalisht, por duhet të veprojë shpejt. Ndërsa për sa i përket vitit tjetër, me fat do të jetë Rama i cili i përket shenjës së gaforres.