Botë e Çuditshme Horoskopi Sport

Meri Shehu në kokë me parashikimet e saj!

Kampionati Europian ka ardhur me mjaft surpriza këtë vit. Shumë ndeshje kanë dalë jashtë parashikimeve me fituesit e tyre dhe duhet ta pranojmë se është tepër e vështirë të përcaktojmë se cila do të jetë skuadra fituese. Por duket se dikush është më pranë fituesit se çdokush tjetër.

Bëhet fjalë pikërisht për astrologen Meri Shehu. Ajo ishte e ftuar në episodin e parë të “Pasó – Euro 2020”, një emision që ka ndjekur dinamikat e Kampionatit hap pas hapi nën moderimit e Denisit dhe Albanës. Kujtojmë, se në momentin më të hershëm të këtij Kampionati, pikërisht në ndeshjet e tij të para, Merit iu kërkua të bënte parashikimet e saj lidhur me fituesin. Ajo u shpreh se parashikime totale nuk mund të bëhen pa u parë çdo datë ekzakte e trajnerëve, futbollistëve dhe kujtdo pjesë e ndeshjeve.

Nuk mund të shikojmë vetëm datën e kapitenit apo shtetit, sepse është një lojë kolektive, janë shumë parametra.

Vërtet Meri nuk ka dashur të flasë me siguri të plotë për aq kohë sa nuk ka parë datat e shteteve, por ajo e ka shprehur një mendim lidhur me fituesin.

Por, mendoj me atë që unë arrita të shoh, që fituesi është Anglia!

Astrologe Meri Shehu është shprehur se skuadra e saj e zemrës është Gjermania. Por nëse mendoni se ajo e parashikonte Gjermaninë fituese, gaboheni. Kjo sepse ajo e ka ndarë fituesin mes dy skuadrave. Ajo beson se fituesi gjendet mes Anglisë dhe Zvicrës.

Kujtojmë se pak më parë Anglia e çoi në shtëpi Gjermaninë dhe shkoi në çerekfinale, ndërkohë, ditën e djeshme edhe Zvicra fitoi në një ndeshje kundrejt Francës. Pra, Meri i paska rënë në kokë!