Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Meridian Ramçaj flet ‘pa doreza’! Ja mendimi i tij për secilin nga banorët e “Big Brother Vip”…

Meridian Ramçaj ka qenë një nga banorët më dinamik pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri, ai arriti të trazojë ujërat mes konkurentëve VIP. I ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, ai ndër të tjera, dha mendimin e tij për secilin nga banorët e shtëpisë së “BBV”.

Arbëri është inteligjent.

Beniada është njeriu më ‘funny’ në atë shtëpi, e drejtë dhe ‘funny’.

Einxhel duket si një njeri pishman vetë…

Monika është njeriu që mua më ka zhgënjyer më shumë, sepse prisja më shumë nga ajo nga ana intelektuale dhe e formimit. Njeri që ka frikë te luajë, e shtirur, zhgënjyese.

Iliri është lojtar me kuptimin e plotë të fjalës.

Tani ishte babaxhan.

Egzona është e mësuar, por ka marrë instruksion të gabuar.

Me Pm dhe Dagz kam raporte të mira.

Ndërkohë, i gjendur para pyetjes se kush e fiton Big Brother, Meridiani është shprehur si më poshtë duke vlerësuar Ilir Shaqirin.

Për mua atë që ka bërë Iliri nuk e ka bërë askush në Big Brother. Nëse flasim për lojtar të fortë nga të gjitha anët, personalitet, karakter, i drejtpërdrejtë, me ironi shumë të fortë…

Për sa i përket Donaldit, duket se Meridiani ende mban qëndrim dhe ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e tij. Megjithatë, edhe pse nuk është shprehur aspak mirë për Donaldin, Meridiani ka pranuar se ende ruan raporte të mira me Beatrixën dhe beson në ndjenjën e saj të pastër.