Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

Meridian Ramçaj ka ende diçka për të thënë mbi Balina Bodinakun…

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë. Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike.

Njëri nga banorët, i cili e përfundoi garën e tij për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, ishte dhe Meridian Ramçaj. Banori u largua nga shtëpia si më pak i preferuari i publikut nga një nominim mes tij, Ilirit dhe Donaldit, një nominim i vendosur nga ky i fundit. Duket se Meridianit nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe nuk e ka pritur aspak mirë.

Menjëherë sapo ish-banori ka mbërritur në studion e “Big Brother VIP”, ka debatuar me opinionisten e spektaklit, Balina Bodinaku. E gjitha erdhi si shkak pasi ajo komentoi lojën e Meridianit si “goditje poshtë brezit” dhe si jo të drejtë, pasi ka sjellë informacione nga jashtë dhe duke i thënë se ka gënjyer. Nga ana tjetër Meridiani tha se është i drejtpërdrejtë, ndërsa ajo e ndryshon mendimin shpesh. Ai gjithashtu përmendi faktin se Tirana është e vogël dhe se nuk bëhet dot lëpirës e shoku i saj.

Së fundmi Meridiani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram. E duket se nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me këtë debat mes tij dhe opinionistet, që duhet thënë se bëri shumë zhurmë. Dikush e pyeti Meridianin:

Çfarë mendimi keni për Balina Bodinakun, që dukshëm nuk është transparente në gjykimet e saj?

Përgjigja e Meridianit ishte e shkurtër ku konsideroi Balinën si fanse të tij.

Nuk kam komente për fansat!