Celebrities Gossip Showbiz

Meridiani shpërthen ndaj Alban dhe Antigona Ramosaj: “Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses?”

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Të premten që lamë pas, ishte Meridiani banori i cili la shtëpinë duke humbur garën për çmimin e madh. Shkak për largimin e tij në një farë mënyre u bë dhe Donaldi, pasi nominimet u lanë në dorën e tij. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak ish-banorit, i cili pas largimit nga shtëpia ka hedhur disa ‘thumba’ jo vetëm për të, por edhe për reagimet e mamasë dhe vëllait të Trixa-s lidhur me ‘tradhtinë’ e Donaldit sipas tij.

Me anë të një ‘Ask-u’ në llogarinë e tij në Instagram, Meridiani ka pyetur ndjekësit e tij duke dhënë një koment shumë ‘thumbues’ për këta të fundit.

Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën

Ende nuk ka një përgjigje nga familjarët e Trixa-s lidhur me këtë koment, megjithatë duket se Meridiani po ‘kërkon të marrë hak’ ndaj nominimit të Donaldit që e bëri atë të dalë si më pak i preferuari mes Ilirit dhe aktorit.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e nesërme, Iliri, Einxheli ose DJ DAGZ do të lë shtëpinë e “Big Brother VIP” duke humbur kështu garën për çmimin e madh. Tre banorët u nominuan nga pjesa tjetër e shtëpisë si më të votuarit.