Bota

Merkel ja thotë në sy Erdoganit: Po cënoni të drejtat dhe liritë e njerëzve/ Kancelarja në ikje e Gjermanisë po zhvillon vizitën e ‘lamtumirës’ në Turqi.

Angela Merkel ndodhet në Turqi në atë që konsiderohet edhe si vizita e lamtumirës pas largimit nga posti i kancelares. Merkel ka takuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, takim i cili zgjati 1 orë. Pas takimit, të dy udhëheqësit mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi.

Merkel tregoi se për çka biseduar me liderin turk duke zbardhur edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Ne nuk jemi këtu për të vlerësuar njëri-tjetrin. Ne i japim rëndësi bashkëpunimit tonë. Shumë gjëra janë zhvilluar në Turqi, kur shikojmë Stambollin në aspektin e infrastrukturës, vetëm këtë e shohim. Kur erdha në Ankara për herë të fundit, pashë se sa struktura administrative, administrata, njerëzit që jetojnë atje dhe sa të larta ishin rritur standardet pavarësisht problemeve ekonomike, pohoi Merkel.

Merkel vlerësoi edhe kontributin e shtetit turk në kuadër të NATO-s, por dha edhe kritika për liritë e njerëzve.

Si një aleate e NATO -s, Turqia është një partner i rëndësishëm për ne. Unë isha kritike rreth zhvillimeve për të drejtat e njeriut dhe liritë individuale. Unë gjithmonë e kam thënë këtë. Sigurisht, ne kërkuam zgjidhje, mund të kemi këndvështrime të ndryshme, jemi të lidhur gjeostrategjikisht me njëri-tjetrin, jemi të varur. Ne folëm në detaje për talebanët, për refugjatët, për Afrikën. Ne kemi gjithmonë interesa të përbashkëta. Kështu do ta shohë qeveria e ardhshme federale. Qeveria e ardhshme do ta shohë këtë në të njëjtën mënyrë, me të gjitha aspektet pozitive dhe shqetësuese të marrëdhënieve midis dy vendeve. Paqja dhe besimi ynë janë të ndërlidhur, shtoi ajo.

Erdogan deklaroi se me Merkelin u pajtuan se dyja vendet do të bashkëpunojnë pavarësisht se kush është në krye të shteteve.

Në takimet e sotme me Merkelin, ne diskutuam në detaje çështjet në axhendën tonë, veçanërisht marrëdhëniet tona dypalëshe. Shoqëria turke në Gjermani përbën aspektin më të rëndësishëm shoqëror të marrëdhënieve tona dhe përbën pasurinë tonë të përbashkët. Jam i sigurt se Kancelarja do të japë kontribute të rëndësishme për miqësinë turko-gjermane edhe në të ardhmen. Si Turqi, ne do të vlerësojmë kontributet e Merkelit, pavarësisht pengesave me të cilat përballemi në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, tha ai.