Bota

Merkel: “Përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi është në interes të të dyja palëve”

Përparimi në marrëdhëniet Bashkimi Evropian (BE)-Turqi është në interes të të dyja palëve. Kështu deklaroi sot Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor mes Turqisë e Greqisë.

Ajo kritikoi vendimin e shtetit turk mbi dërgimin e anijes së kërkimeve Oruç Reis sërish në rajon, duke e cilësuar si të panevojshëm dhe se rrit tensionet.

Kancerlarja gjermane tha se BE dëshiron të përparojë në kuadër të axhendës pozitive. Merkel duke pohuar se Ankaraja duhet të përmbahet nga “hapa provokuese” tha se në axhendën tonë duhet të punojmë mbi pjesën pozitive.

Ndërkaq, Merkal tha se kanë anuluar samitin e politikave kineze që planifikohej të zhvillohet në muajin nëntor në Berlin për shkak të rritjes intensive të rasteve të koronavirusit të ri.