Aktualitet

Avioni i Merkelit ulet në Rinas, ja axhenda e takimeve të Kancelares së Gjermanisë!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel viziton sot Tiranën ku sipas axhendës zyrtare, në 10:20 do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave e më pas zhvillon një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, me të cilin në përmbyllje të vizitës do të japë një konferencë rreth orës 14:30.

Merkel do të mbledhë edhe shefat e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë janë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu planifikohen bisedime kokë me kryeministrat e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel realizohet në kuadër të procesit të Berlinit.

Programi i vizitës së Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel:

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për vizitën e Merkelit në Tiranë. Deri në orën 13:00 ka bllokime e devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Këshillohet shmangia e këtyre akseve gjatë orarit në fjalë.