Bota

Merkel thirrje gjermanëve të pakësojnë takimet dhe udhëtimet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel iu kërkoi sot bashkëqytetarëve të reduktojnë në maksimum marrëdhëniet e tyre sociale, duke i nxitur madje të qëndrojnë në shtëpi. Kjo në kohën kur pandemia koronavirus po njeh përshpejtim të konsiderueshëm në Gjermani. Merkel apelon që të hiqet dorë nga çdo udhëtim e festë që nuk janë të nevojshme.

“Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur. Nëse secili prej nesh redukton tashmë në mënyrë domethënëse numrin e takimeve jashtë familjes së tij për disa kohë, ne mund të jemi të suksesshëm në ndalimin dhe përmbysjen e trendit të rritjes së infeksioneve”, paralajmëroi ajo.

Ndërkaq, për masat në periudhën festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri Mekel u shpreh: “Se si do të jetë dimri, se si do të jenë Krishtlindjet, do të vendoset në ditët dhe javët e ardhshme”, theksoi ajo.