Lifestyle

Mërkuri hyn në prapavijë pikërisht sot, ja si ndikon kjo në shenjën tuaj…

Edhe nëse nuk jeni besues apo të fiksuar në astrologji me siguri e keni dëgjuar për Mërkurin në prapavijë, në anglisht e gjejmë shpesh në meme me fjalët “Don’t talk to me, Mercury is in retrograde”.

Ky nuk është një lajm i mirë për shenjat e horoskopit e sidomos ato të ujit që gjithmonë ankohen se nuk kanë fat. Mërkuri në prapavijë është në një fenomen astrologjik që ndodh 3 herë në vit, dhe ky i fundit hyn pikërisht sot më 13 tetor nën shenjën e akrepit.

Kjo do të thotë se duhet të keni kujdes me gjërat që bëni e vendimet që merrni pasi asgjë mund të mos shkojë ashtu siç e kishit planifikuar. Mërkuri në prapavijë shoqërohet me luhatje të shumta humori, fat të keq dhe emocione të forta, më së shumti nga ato negativet.

Prapavija do të thotë që diçka po ecën për së prapthi. Kur Mërkuri është në prapavijë duket se ai rrotullohet nga lindja në perëndim megjithëse në realitet ndodh e kundërta.

Thonë që edhe pse zgjat përgjithmonë, Mërkuri në prapavijë është një periudhë e shkurtër ‘tersi’ që për një pjesë të mirë të njerëzve ikën pa u kuptuar. Prandaj mos u mundoni të gjeni password-in e telefonit të partnerit tuaj se mund të kapeni mat këto kohë. Mos bëni seks të pambrojtur, mos planifikoni të martoheni apo të bëni një ditëlindje të madhe pse gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç e kishit menduar.