Sociale

Merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Arjan Dodaj, të pranishëm Rama, Meta e Basha

Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Arjan Dodaj ka marrë sot detyrën. Në ceremoninë që po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit në Tiranë, të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare.

Kjo ceremoni ka bërë bashkë sot edhe krerët e politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kujtojmë se pas 5 vitesh në detyrë më 17 nëntor 2016, Imzot George Frend u dorëhoq nga Kryedioqeza Mitropolitane Tiranë-Durrës dhe emëroi Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj.