Aktualitet

Merr flakë banesa dy katëshe në Grabon të Malësisë së Madhe; shkak rrufeja

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Grabon të Malësisë së Madhe.

Banesa në pronësinë e Zef Gjergj Pëllumbajt dhe kishte në brendësi 13 dhoma. Shkak për zjarrin është bërë moti i keq. Nga kushtet atmosferike një rrufe ka shkaktuar zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 mbrëmjen e djeshme, për shkak të motit të keq një rrufe ka rënë në banesën dy katëshe dhe ka shkaktuar zjarrin. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Edhe sot mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri; për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje ku priten edhe rrebeshe.

Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke sjellë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore verilindore – juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.