Sport

Merr fund arratia, dënohet futbollisti shqiptar

Futbollisti Armando Marku, i cili dhunoi gjyqtarin gjatë ndeshjes Sopoti-Mirdita, u përjashtua përgjithmonë nga aktiviteti futbollistik, ndërsa Mirdita e humb në tavolinë ndeshjen me Sopotin.

Gjyqtari Klajdi Qëndraj u godit me grushte, duke pësuar dëmtime serioze.

Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë dhe futbollisti u ndëshkua me karton të kuq për gjestin.

Pas përjashtimit nga loja, ai u izolua në dhomat e zhveshjes. Kur dëgjoi sirenat e policisë, futbollisti u arratis nga dhomat e zhveshjes, duke u hedhur nga dritarja e tualetit.

Më pas i riu iku nëpër rrugicat e lagjes pranë stadiumit. Por, arratia e tij përfundoi këtë të enjte, duke rënë në prangat e policisë.