Celebrities Gossip Showbiz

Merr fund gjithçka mes Belen Rodriguez dhe Antonino Spinalbese?!

Mesa duket historia mes Belen Rodriguez dhe Antonino Spinalbese tashmë ka marrë fund. Thashethemet që kanë qarkulluar në rrjet kohëve të fundit në lidhje me marrëdhënien e çiftit duket se po bëhen gjithnjë e më konkrete, katër muaj pas lindjes së vajzës së tyre. Të paktën kjo është konkretizuar nga fansat e të dyve, të cilët kanë vënë re detaje të dyshimta në rrjetet sociale.

Në veçanti, lind pyetja se pse dyshja nuk postojnë më foto bashkë. Pas lindjes së Luna Marì, të dy i kanë mbajtur gjithmonë të përditësuar admiruesit e tyre, duke u treguar më të bashkuar se kurrë, por prej një muaji çifti nuk kanë asnjë shenjë në të dy profilet e tyre në rrjetin social ‘Instagram’.

Por ajo që përforcon më shumë çdo dyshim të fansave ka qenë postimi i fundit i vetë modeles bukuroshe, e cila në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory ka shkruar se:

Qëndroni beqar derisa të gjeni atë personin që së bashku nuk i trembet më stuhisë sepse kërcen me ju në shi dhe me lot në fytyrë, që nuk do t’i vini re për shkak të shiut, ai do t’ju thotë se ju janë gjëja më e bukur, që nuk e kërkonte, por që thellë, thellë shpresonte ta gjente.

Rikujtojmë se Rodriguez u bë nënë për herë të dytë para katër muajsh. Vajza e saj e vogël quhet Luna Marie, Luna në italisht do të thotë “hënë”. E ftuar tek emisioni “Verissimo”, Belen ka treguar se shtatzënia ishte e papritur, aq më tepër pas një aborti spontan.

Kam mbetur shtatzënë gabimisht. Kur Antonino dhe unë e zbuluam lajmin, ishim të entuziazmuar që kishte ndodhur. Nuk e prisnim sepse ishte me të vërtetë shumë herët, por atëherë e kuptuam se nuk kishte asgjë të keqe sepse ishim të dashuruar çmendurisht. Fatkeqësisht pas katër ditësh e humba fëmijën. U trishtuam shumë. Kjo na bëri të kuptojmë se shumë e donim një fëmijë. Për fat të mirë, muajin tjetër mësuam lajmin se isha sërish shtatzënë.