Celebrities Gossip Showbiz

Merr komente negative lidhur me shtatzaninë, Einxhel Shkira publikon emrat e ndjekësve!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë. Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre.ku na kanë zbuluar se  së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Së fundmi Einxhel ka treguar se merr komente negative në rrjete sociale nga disa ndjekës lidhur me shtatzaninë e saj e duket se ditën e sotme bukuroshja nuk ka dashur që t’i kalojë kaq lehtë. Vetëm pak më parë moderatorja ka postuar në Instastory disa prej profileve të Instagramit të disa prej personave që i kanë dërguar komente ofenduese dhe sigurisht që Einxhel ka pasur dhe disa fjalë për t’ju thënë.

 

Së fundmi Einxhel ka postuar në kanalin e saj në YouTube një video teksa ajo dhe Dagz kanë parë testin e shtatëzanisë disa muaj më parë, por ajo që u vu menjëherë në dukje ishte modeli i flokëve të Einxhel. Bukuroshja shfaqej me një ‘look’, të cilin nuk e kemi parë kurrë më parë deri më tani. Më pas me disa postime në Instastory Einxhel na ka treguar se pas daljes nga ‘Big Brother Vip’ ka bërë një super ndryshim në pamjen e saj duke i prerë flokët shumë shkurt, por askush nuk e ka ditur këtë.