Rajoni

Merr zyrtarisht detyrën qeveria e re e Malit të Zi

Sot mori zyrtarisht detyrën qeveria e re e Malit të Zi. Ditën e parë të punës, ekzekutivi i ri në Podgoricë e nisi me një gjest populist. Kryeministri i vendit, Zdravko Krivokapiç u shfaq modest, duke mos shkuar në punë me makinë zyrtare por me taksi.

Sipas mediave vendase, skena të tilla rrallëherë janë parë në kryeqytetin malazez, por janë normale në vende të zhvilluara si ato skandinave ku liderët shkojnë në punë me biçikletë.

Kryeministri i ri dhe kabineti i tij, i cili përbëhej nga 12 ministra dhe 1 zëvendësministër janë zgjedhur në një seancë të Kuvendit të Malit të Zi që u zhvillua më 4 dhjetor. Nga 81 deputetë ata kanë mbështetur vetëm gjysmat duke e çuar numrin e deputetëve në 41. Qeveria e re përbëhet nga tre koalicione, ndërsa dominohet nga partia Fronti Demokratik, e cila cilësohet si pro-serbe.

Pas 30 vitesh për herë të parë, Partia Demokratike e Socialistëve i ka humbur zgjedhjet e 30 gushtit.