Celebrities Gossip Showbiz

Merret vendimi përfundimtar për vazhdimin e “BBV”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ka nisur tashmë spektakli i mbrëmjes së sotme dhe Arbana që në fillim të spektaklit dha njoftimin e shumëpritur për të gjithë. Nga përgjigjet e banorëve, pasi ata patën edhe mundësinë të komunikonin me familjarët e tyrë është marrë vendimi se edicioni i “BBV2” do të vazhdojë dhe data e finales vazhdon të jetë 6 maj.

Pas ‘Prime’-t të së martës, televotimi u shty dhe sonte njëri nga tre banorët, Qetësor, Keisi ose Antoneta do të lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në lidhje me këtë televotim në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cilin banor të “Big Brother VIP” doni të shpëtoni këtë javë?”.  Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Keisi (51%), Antoneta (35%), Qetësori (14%).