Lifestyle Love & Sex

Merrni kënaqësinë maksimale, zonat më erogjene të trupit tuaj!

Trupi juaj ka një sërë zonash erogjene nga të cilat ju merrni kënaqësinë maksimale. Kur prekeni në këto zona, ndiheni sensuale. Zbulimi i këtyre zonave erogjene mund të jetë sekreti i jetës seksuale të lumtur dhe të mahnitshme. Ju mund ta drejtoni partnerin tuaj për t’ju kënaqur duke prekur ato pika të ëmbla gjatë seksit. Le të hedhim një vështrim në disa nga zonat më erogjene në trupin tuaj.

1.Zverku i qafës

E gjithë qafa juaj është një nga pjesët më sensuale të trupit tuaj, por zverku është pika qendrore e çdo kënaqësie. Është një zonë erogjene shumë e këndshme dhe e pambrojtur ku nëse preket lehtë mund të të bëjë të ndiesh shumë kënaqësi.

2.Pas gjurit

Zona pas gjurit renditet si një nga zonat më erogjene në trup. Ka shumë mbaresa nervore në këtë zonë të cilat mund të ndezin ndjenja të dëshirueshme në trup. Kjo zonë gjithashtu nuk preket shumë shpesh.

3.Lobi i veshit ose ajo që në gjuhën popullore quhet llapa e veshit

Llapa e veshit është një vend shumë i ndjeshëm që mund t’ju japë kënaqësi maksimale. Kjo është jashtëzakonisht seksi pasi partneri juaj mund t’ju bëjë “të vdisni” nga kënaqësia thjesht duke thithur llapën e veshit. Thithni butësisht zonën me buzët tuaja dhe ndoshta jepni edhe një kafshim të vogël.

4.Këmbët

Ka shumë njerëz me dëshirë për të puthur apo lëpirë këmbët (fetish) që mendojnë se këmbët janë një vend shumë seksi, për të filluar marrëdhënien. Shumë njerëzve u pëlqen të preken nga këmbët e të tjerëve apo edhe të thithin gishtërinjtë e tyre. Kjo nuk është një surprizë sepse njeriu mund të ndjehet shumë i eksituar seksualisht nga këmbët.

5.Brendësia e kofshëve

Pjesa e brendshme e kofshëve tuaja është jashtëzakonisht e ndjeshme. Duke qenë se kjo pjesë është pothuajse e zhveshur gjatë seksit, është një mënyrë e shkëlqyer për të eksituar një person. Nëse dikush po përballet me një problem për t’u lubrifikuar natyrshëm gjatë seksit, mund të jetë një ide e mirë të ngadalësoni dhe të prekni pjesën e brendshme të kofshëve të partnerit tuaj për t’i zgjuar dëshirën.

6.Brendësia e dorës

Kjo është një zonë shumë befasuese që është shumë erogjene. Në fakt, ka shumë mbaresa nervore në të, të cilat mund t’ju zgjojnë menjëherë nëse prekeni në mënyrë sensuale.

Ndërkaq, sa herë keni parë në filma një çift të dashuruar pas një grindjeje që kalojnë në seks? Sa herë ju ka ndodhur kjo në jetën tuaj? Mungesa e prekjeve të partnerit nxit dëshirën, por edhe imagjinatën. Partneri ynë gjatë një grindjeje nuk është më dikush që thjesht mund ta kemi, por fakti që ai është i paarritshëm në atë moment ndez imagjinatën dhe dëshirën tonë. Le të kujtojmë veten se çfarë ndodh me trupin tonë kur jemi të zemëruar.