Celebrities Gossip Showbiz

Mes Belgjikës dhe Shqipërisë, Kristi zbulon se çfarë do të bëjë pas mbarimit të “BBV2”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi do të intervistojnë Krist Aliaj, i cili është pyetur se çfarë do të bëjë pas mabrimit të “BBV2”, nëse do të vazhdoj jetën e tij në Belgjikë apo do të qëndroj në Shqipëri.

Do i mbaj të dyja vendet se kam edhe punë në Belgjik, më pëlqen televizioni këtu, kam disa projekte po tregu në Belgjik është më i fortë, po nuk është keq edhe këtu, të kesh projekte edhe investimi në biznese, po dua të investoj në Shqipëri…