Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Mes Big Brother VIP në Kosovë dhe në Shqipëri, Gigliola Haveriku do të zgjidhte…

Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë artistja e njohur Gigliola Haveriku. Ajo ka treguar më shumë rreth projektit të saj më të ri dhe planeve që ka për të sjellë hite dhe bashkëpunime së shpejti. Në radio Gigliola zbuloi diçka më shumë edhe rreth jetës së saj private dhe gjithashtu nuk kishte si të mos mungonte edhe diskutimin rreth fenomenit Big Brother VIP.

Kujtojmë se artistja ka qenë banore e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, por rrugëtimi i saj ishte i shkurtër dhe në lidhje me këtë ajo u shpreh se:

Unë u solla shumë normal, sa t’i njihja dhe sa të kuptoja gjuhën. Unë doja që të kuptoja gjuhën dhe t’i njihja pak njerëzit. Dola nga një traumë 3 ditë e mbyllur në një dhomë kur këta tanët qahen për 24 orë te burgu, hajdeni njëherë rrini si unë dhe Andi Artani. 

A do të donte Gigliola të ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania” këtë vit?

Që të futem më pas jo, që në fillim që ditën e parë të fillimit të BBV po. 

A do ta kishte problem Gigliola nëse ftesa do të ishte bërë edhe për të edhe për Amosin?

Unë mendoj se nuk do të dija gjë që do futej apo jo. Ditën që kam dalë unë filloi këtu. 

Nga ana tjetër Gigliola tregoi se:

Po ky shoku im që kam tani për shembull nuk do ta kishte shumë me qejf, pse të rrezikosh.

A mbeti e zhgënjyer artistja nga pjesëmarrja?

Mendoj që duhet ta kisha menduar pak më mirë vendin ku do merrja pjesë. Mbase këtu do të isha pak më ndryshe, do të kisha më shumë mundësi që të shprehesha për atë që unë jam dhe të kuptohesha më kollaj për atë që unë jam me humorin tim. Jemi një komb por jemi shumë ndryshe, kultura jonë ndryshon nga e Kosovës duke filluar nga gjuha. Do pak kohë që të ambientohesh…

Duke u kthyer tek BBV Albania, a bën Gigliola tifo për Dean?

Jo, nuk më pëlqen është antipatike për mua, edhe Nita fle gjumë përshembull. Mua më pëlqen edhe Kristi, si është zvhilluar personazhi i tij gjatë gjithë “Big Brother”-it. Unë dua që në fund të jenë në finale Luizi përballë me Kristin.

Cilët janë finalistët për Gigliolën dhe pse?

Unë mendoj Luizi, Kristi, Efi duke marrë shkasë edhe që doli e preferuar nga publiku. Krsiti e ka merituar sepse ka pasur një ngritje graduale. I katërti, Nita ose Qetësori por Nita them më shumë. Do të ishte një katërshe e lezetshme.  

Gigliola tregoi se në finale shikon Luizin, Kristin dhe Efin. Këngëtarja tregoi se do të kishte shumë dëshirë të merrte pjesë në “Dancing With The Stars”.