BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Mes Kejvina Kthellës dhe Tea Trifonit, ja cilën do të takojë Luiz Ejlli pas daljes nga “BBV2”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Luiz Ejllin,

Duhet të dal të takoj Kejvinën, besoj me Kejvinën do kem marrëdhënie të mirë, me Tean nuk do behemi kurrë, me Efin ta shofim kur të dalim…

Luizi gjithashtu është shprehur se mes ish-banorëve e meritonin finalen disa prej tyre dhe ndër to edhe Kejvina Kthella.

Kush meritonte finalen?

Luizi: Kejvina, Ermiona, Armaldo dhe Olta…