Celebrities Gossip Showbiz

Mes personazheve të njohur edhe Alban Skënderaj ka reaguar në lidhje me tërmetin në Turqi dhe Siri!

Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Artisti sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. Vera që kemi para do të jetë mjaft produktive për artistin dhe premtohen projekte të tjera që do të jenë thjesht perlat e rradhës nga ai.\

Mes shumë personazheve të njohur edhe Alban Skënderaj ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me tërmetin që ndodhi në orët e mëngjesit në Turqi, i cili arriti të trondiste shpirtërisht të gjithë botën, pasi ka shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur. Albani ka bërë një postim në ‘Instagram’, ku ka shkruar se si ndjehet ai në lidhje këtë ngjarje tronditëse.

Zemrat tona janë me të gjithë njerëzit që janë prekur nga tërmeti ne Turqi dhe Siri! 
Zoti i mëshiroftë viktimat dhe u dhëntë shërim të shpejtë të lënduarve!

Së fundmi Flori Mumajesi ka ‘thumbuar’ Albanin teksa ka postuar dy foto të tyre, ku shihen të jenë veshur me të njëjtën xhaketë. Epo duket se Albani nuk ka dashur ta anashkaloj këtë edhe pse i ka kthyer një përgjigje pas disa ditësh, ku ka postuar një foto tjetër me atë veshje dhe ka shkruar diçka për të sqaruar të gjithë ndjekësit e tij dhe ka etiketuar në postim Florin.