Celebrities Gossip Showbiz

Mes spekulimeve për debate në kastin e “Don’t Worry Darling”, Olivia Wilde shkëlqen në ceremoninë e veçantë!

Olivia Wilde shfaqi trupin e saj tepër të tonifikuar me një fustan të zi të hapur, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e nderimeve të grave në film për vitin 2022. Teksa mbërriti në tapetin e purpurt përpara ngjarjes, duke festuar gratë që shkojnë përpara në argëtim, të mbajtur në hotelin Beverly Hilton në Beverly Hills, ylli 38-vjeçar shkëlqente teksa pozoi për foto me të dyja duart në ijet e saj.

Të gjithë sytë ishin te fiziku në formë të regjisores, teksa ajo u kthye anash, buzëqeshi dhe u shfaq në kamerë. Ajo pozoi gjithashtu për imazhe me Katie Silberman, skenariste e thrillerit psikologjik të vitit 2022, Don’t Worry Darling, të cilit Wilde i bëri regjinë. Për këtë rast, ajo i mbajti flokët e saj brune të drejta dhe zgjodhi një look glam grimi, i përbërë nga një buzëkuq nude dhe rimel të ndezur gri.

Kujtojmë se prej muajsh, spekulimet kanë qarkulluar rreth asaj se çfarë ndodhi saktësisht në xhirimet e filmit thriller psikologjik të Olivia Wilde, Don’t Worry Darling, ku u fol për një grindje midis regjisores Olivia dhe yllit kryesor Florence Pugh, thashetheme për mosmarrëveshje për pagat, madje edhe akuza se romanca e Olivia me këngëtarin Harry Styles i bëri anëtarët e kastit ‘të pakëndshëm’.

Ndërsa shumë spekulime kanë qarkulluar për skandalet e prapaskenave, pak dritë është hedhur mbi atë që ndezi dramën e bujshme… deri më tani. Kohët e fundit u pretendua se Florence dhe i dashuri në ekran, Harry, ndanë një ‘puthje’ jashtë ekranit gjatë xhirimeve, një zbulim që ngre pyetjen: A ishte ky shkaku për të gjithë zhurmën?!