Celebrities Showbiz

Mesa duket 40-vjetori e paska bërë emocionale, Beyonce vjen me një letër të hapur për fansat e saj!

Diva e muzikës pop, Beyonce mbushi 40-vjeçe më 4 shtator dhe me këtë rast ka zgjedhur që së fundmi të vijë me një letër emocionuese kushtuar fansave të saj. Në letrën e hapur, ajo shkruan se më në fund po shijon frytet e punës së saj dhe po bën ‘limonadë’ nga limonët e jetës.

Ylli i muzikës foli për mënyrën sesi ajo “qau me lot gëzimi” sepse kjo është koha më e mire për të.

Sa më e pjekur të bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Ekziston një liri dhe çlirim duke e ditur se kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje të shijoj farat që kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën time.

Mbushja e të 40-ave është bërë një moshë që gratë janë mësuar të kenë frikë, sepse supozohet se sinjalizon fundin e rinisë, diçka që gratë presin të mbajnë me çdo kusht. Por Beyonce e sheh ndryshe…

Unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur. Kushdo që u përpoq të kushtëzonte që gratë të ndihen të moshuara ose të pakënaqura kur mbushin 40-vjeçe, e kanë gabim. Kjo ka qenë absolutisht koha më e mirë që kam ndjerë në jetën time. Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh në këtë moment. Është hera e parë që kam një kuptim se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë jeta ndonjëherë dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat në kohë të mira. Mendova se e dija në 21 ose 30-vjeçe … por nuk e dija. Unë jam mirënjohëse për të gjithë fansat. Shumica prej jush më takuan kur isha 15-vjeçe dhe ne jemi rritur së bashku. Ju sillni shumë gëzim në jetën time. Shpresoj që arti im të vazhdojë të sjellë pak gëzim në jetën tuaj. Jua dua pafund!

Ndërkohë, rikujtojmë se Beyonce festoi ditëlindjen gjatë gjithë muajit me bashkëshortin Jay-Z në një mega-jaht në Itali, të cilën ajo e dokumentonte shpesh në Instagramin e saj.

Së fundmi gjithashtu për dyshen e njohur, u tha se ata do të dhurojnë kontribute në pesë kolegje dhe universitete për njerëzit me ngjyrë. Pas fillimit të fushatës së tyre “Për dashurinë”, është njoftuar se çifti i famshëm kanë bashkuar forcat me kompaninë “Tiffany & Co” për programin e bursave përmes BeyGOOD dhe Fondacionit Shawn Carter.