Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket, mes Fifit dhe Granitit gjithçka mori fund!

Çdo ditë që kalon bëhet më dinamike situata brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku zbulohen shumë të pathëna dhe konkurrentët afrohen më shumë me njëri -tjetrin. Por ata që janë komentuar më së shumti janë dy prej banorëve, Fifi dhe Graniti.

Ata janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndonëse refuzojnë të pranojnë se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri. Por sado që e mohojnë, afrimiteti mes tyre gjithmonë “i ka nxjerrë zbuluar”. Para disa netëve, dyshja u shfaqën teksa qëndronin në krevatet e tyre ngjitur me njëri-tjetrin dhe fjalët e ëmbla që thonin ishin gjithçka na duhej për të vërtetuar se mes tyre vërtet po lindte diçka.

Mirëpo, duket se gjithçka mori kthesë mbrëmjen e djeshme kur duke qëndruar në krevat bashkë me banorët e tjerë, Graniti i ka rrëfyer Fifit ndjenjat e tij të vërteta dhe kjo gjë duket se e lëndoi shumë Fifin, e cila u largua menjëherë.

Është zgjatur pak si shumë, të dua si person por…

Graniti shkoi pas këngëtares, por ajo i tha se nuk ka punë më me të dhe kërkon nga ai që ta lë rehat, pas këtyre fjalëve Graniti u largua dhe u bë pjesë më grupin tjetër të banorëve ku edhe iu tregoj për atë që ndodhi.