Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket nuk e mbajti presionin… Ndodh puthja e shumëpritur e Dj PM dhe Sarës!

Sarah Berisha dhe Dj Pm janë dy prej konkurrentëve që janë diskutuar më së shumti mbi një romancë mes tyre. Çdo ditë që kalon situata e tyre bëhet më e ndërlikuar dhe e paqartë, madje ata bënë dhe dy deklarata komplet të papritura, ku Sarah shprehu se nuk do të lidhej me PM, ndërsa ai pohoi se ajo nuk ishte femra që ai dëshironte.

Pavarësisht kësaj nuk kanë munguar asnjëherë përqafimet dhe afeksioni që ata kanë treguar me njëri-tjetrin, gjë që të linte të besoje se ndoshta mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri dhe se ata mund të fshehnin ndjenjat e tyre, për çfarëdo lloj arsye. Ditën e djeshme dyshja është përfshirë në një debat vërtetë të ashpër, në të cilën kanë folur për deklaratat e dhëna për njëri-tjetrin.

PM i shpjegoi se ai i ka thënë ato fjalë vetëm prej faktit se u ndje i lënduar në momentin që Sarah kishte treguar se nuk do të lidhej me të. Gjatë debatit mes tyre, PM i është drejtuar duke i thënë se ajo nuk ka bërë mjaftueshëm për të dhe se nuk mund të ishte vetëm ai që i shkonte pas, madje e ka ndjekur nëpër shtëpi vetëm për ta puthur.

Megjithatë pas këtij debati, dyshja i kanë qetësuar gjakrat dhe vendosën të bëjnë paqe. Madje aq sa në orën 4 të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndodhur më në fund puthja e shumëpritur mes Sarës dhe PM. Duket se asnjë prej të dyve nuk ka rezistuar dot gjatë dhe janë hedhur në krahët e njëri-tjetrit. Mos ndoshta kemi të bëjmë me çiftin e parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”?!