Celebrities Showbiz

Mesa duket po e përballon shumë mirë fejesën e Kourtney-t, Scott Disick në një lidhje me modelen e njohur?!

Scott Disick është fotografuar me ish-të dashurën e Brooklyn Beckham, me modelen e njohur angleze Hana Cross. Ylli 38-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashian” u pa të hënën në mbrëmje me 23-vjeçaren, teksa dilnin së bashku nga një restorant në Malibu të Kalifornisë. Është hera e parë që Scott është parë në shoqërinë e Hana-s e cila u nda nga djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, në vitin 2019 pas pothuajse një viti lidhjeje.

Scott ka tre fëmijë me ish-partneren e tij Kourtney Kardashian, Reign 6 vjeç, Penelope 8 vjeçe dhe Mason 11 vjeç. Edhe pse aktualisht është e paqartë për statusin e marrëdhënies së tyre, Hana dukej se ishte në humor shumë të mirë, e cila buzëqeshte teksa largohej me Disick. Scott u shfaq i veshur sportiv dhe gjithashtu kishte vendosur një kapele të zezë, ndoshta për të kaluar pa u vënë re, pasi shoqërohej me modelen.

Më herët Scott ka qenë në një lidhje me aktoren 20-vjeçare Amelia Hamlin. Ndërsa muajin e kaluar, Scott ishte i lidhur me modelen 23-vjeçare Elizabeth Grace Lindley, pasi “DailyMail” zbuloi fotografi ekskluzive të çiftit së bashku. Hana Cross gjithashtu ka qenë në një lidhje me aktorin 25-vjeçar Rafferty Law, ku vetëm disa muaj më parë u panë së bashku teksa ndanin puthje dhe përqafime në festivalin “All Points East” në Londër. Një burim tha për “DailyMail” se:

Rafferty ishte shumë i afërt me Hana-n, teksa e përqafonte dhe sigurohej që të pinte çdo pije që donte dhe kujdesej për të. Ata u puthën, u përqafuan dhe nuk iu interesonte aspak se kush mund t’i shihte.

Rikujtojmë se, Scott Disick është parë duke filmuar për ‘reality show-n’ e ri të familjes Kardashian teksa u takua me Kris Jenner për drekë në Kaliforni. Ish-partneri i Kourtney, ishte pjesëmarrës në programin e njohur “Keeping Up With The Kardashian”, i cili së fundmi u mbyll pas 20 sezonesh.