Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket Rina Balaj ka një ‘fiksim’ të ri!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Vetëm pak më parë bukuroshja ka ndarë një Instastory me ndjekësit e saj ku ka treguar ‘fiksimin’ e saj më të ri dhe nëse mendoni se mund të jetë ndonjë djalë, gaboheni. Bëhet fjalë për një xhaketë të re për të cilën artistja shprehet se nuk do ta ndërrojë për një kohë të gjatë.

Jo, nuk kam ndërmend ta heq këtë xhaketë për të paktën dhe tre javë të tjera. 

Para pak ditësh bukuroshja festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi plot 24 vjeçe. Në këtë ditë kaq speciale për artisten, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një surprizë ku lajmëroi se do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor. Subjekti i këngës? Ditëlindja dhe se si Rina në këtë rast dëshirën që shpreh kur fryn qirinjtë është të rikthehet me të.

Bazuar në histori të vërtetë? Epo për këtë na duhet të presim dhe pak…