Celebrities Fashion Gossip

Mesa duket Shiloh ka një dashuri të madhe për veshjet e mamasë së saj, Angelina Jolie!

Vajza e Angelina Jolie çdo ditë e më shumë po merr vëmendjen e të gjithëve dhe kjo po ndodh për një arsye shumë të veçantë. !5-vjeçarja ka një dashuri shuumë të madhe për fustanet e mamasë së saj dhe prandaj ajo zgjedh që në çdo dalje publike të veshë një nga ata dhe pse jo të rikrijuar dhe të përshtatur në mënyrën më të mirë dhe më unike.

Shiloh së fundmi në premierën e ‘Eternals’ kishte zgjedhur që të vishte fustanin e Angelina-s, një model me një version të rinovuar të fustanit ‘Dior 2019’. Vajza e Angelina Jolie, Shiloh Jolie-Pitt, i dha një shenjë shumë unike stilit të nënës së saj të famshme të mërkurën, teksa modelonte një version të rinovuar të një prej fustaneve të saj.

15-vjeçarja dukej mjaft bukurb me një fustan me lule teksa iu bashkua familjes së saj të famshme në premierën e ‘Eternals’ në Mbretërinë e Bashkuar, në BFI IMAX Waterloo në Londër. Ajo kishte zgjedhur që të vishte fustanin që aktorja e njohur kishte mbajtur gjatë promovimit të filmit të saj të vitit 2019 ‘Maleficent: Mistress of Evil’.

Në vend që të mbante siluetën e saj origjinale, Shiloh kishte ndryshuar gjatësinë e fustanit. Vlen për t’u përmendur fakti se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh. Zahara shkëlqeu me fustanin unik dhe të veçantë që Jolie kishte zgjedhur që ta vishte në çmimet e Akademisë në vitin 2014, ndërsa Shiloh kishte veshur një fustan bezhë asimetrik paksa të rikrijuar dhe me disa ndryshime të vogla, të cilin Jolie e kishte veshur  në Observatorin Francez të Apidologjisë, ku ajo u dhuroi tetë bletareve femra diplomat e tyre si pjesë e projektin ” Women for bees”.