Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket u kthye në traditë/ Ndahet çifti më i përfolur i këtij sezoni në “Për’Puthen”!

Dy nga personazhet më të përfolur të momentit, çifti i diskutuar shumë në median ‘online’, bëhet fjalë pikërisht për Alvisën dhe Bashkimin. Dyshja dolën së bashku nga programi ikonik “Për’Puthen” dhe padyshim që për ta ka qenë një eksperiencë sa e bukur aq edhe me plot pengesa. U duk se gjithçka mes tyre po shkonte mirë, për arsye se ata kishin bërë edhe plane për të ardhmen.

Ata ishin dyshja e parë të cilët dolën si çift nga emisioni “Për’Puthen” . Në çdo dalje të tyren publike ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit dhe dukej se çdo gjë do të zgjaste shumë. Por ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Bashkimi ka bërë një deklaratë shumë surprizuese dhe të papritur, në të cilën njofton ndarjen e tij nga Alvisa.

Njerëz të dashur desha t’ju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë. Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët. I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program. Jeta vazhdon.

Ende nuk janë bërë të ditura arsye konkrete se pse çifti është ndarë.