Aktualitet Politikë

Mesazhe urimi nga ndërkombëtarët për qeverinë “Rama 3”!

Me rastin e marrjes së detyrës, në adresë të qeverisë së re kanë ardhur mesazhe urimi. Eurokomisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi:

Pres me padurim të punoj me ju e pres që integrimi europian dhe reformat e sundimit të ligjit të jenë në krye të axhendës. Dialogu konstruktiv politik dhe koordinimi i fortë janë kyçe për pranimin në BE.

 

Në një tjetër mesazh urimi, ambasadorja amerikane, Yuri Kim e cilëson “historik”, mandatin e tretë qeverisës.

Urime kryeministrit Edi Rama për nisjen e mandatit të tretë historik. SHBA presin me padurim të punojnë intensivisht me Shqipërinë për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1439165432687173632

Edhe kreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca uroi qeverinë e re me rastin e marrjes së detyrës. Soreca kërkon që integrimi europian të jetë lart në axhendën e ekzekutivit.

Ne urojmë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për marrjen e detyrës. Ne presim që integrimi europian dhe gjithë reformat që lidhen me të, përfshirë sundimin e ligjit, të jenë lart në axhendën e qeverisë. Bashkërendimi ndërinstitucional është kyç për pranimin.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1439156548488544259

Prezenca e OSBE-së i shprehu urimet më të mira Qeverisë shqiptare, me rastin e betimit para Presidentit të Republikës.

Shqipëria ka një qeveri të re dhe shtysa të reja politike për të çuar përpara agjendën kombëtare dhe për të sjellë ndryshime të mëtejshme. Prezenca është e gatshme të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale dhe presim me padurim të çojmë përpara angazhimet ekzistuese si dhe të nisim të reja si këto, me synim adresimin e nevojave të vendit tonë pritës, në përputhje me mandatin tonë, në fushat e identifikuara si përparësi nga Qeveria në programin e saj të shpallur së fundmi: përfundimi i reformës në sistemin e drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimi i sektorit të sigurisë në vend, reforma zgjedhore.

Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit. Prezenca ka nderin që të jetë një partner i vendosur në avancimin e axhendës së reformave të Shqipërisë.