Fashion

Meshkujt e veshur më mirë gjatë muajit maj 2022!

Nuk është se do të pranonim ndonjëherë të kopjonim veshjet e njerëzve të tjerë, ne duam të mendojmë se kemi personalitetet tona dhe do të donim të ruanim iluzionin e vullnetit të lirë, në fund të fundit. Por t’u hedhësh një sy njerëzve të famshëm me veshje të bukura mund të na shërbejë. Ne ju njohim me 7 meshkujt e veshur më mirë për muajin Maj 2022:

1.Oscar Isaac

Kombinimi i palltos, këmishës dhe pantallonave që ai veshi në premierën e ‘Moon Knight’ ishte veçanërisht i përshtatshëm për këtë rast dhe dukej mahnitës. Oscar e kombinoi këtë veshje me orën e Montblanc’s 1858 Iced Sea Automatic. A nuk duket një kavalier i vërtetë?!

2.Paul Mescal

Pa paralajmërim, ish-i juaj me të cilin keni pasur një marrëdhënie të shkurtër por intensive, rishfaqet përsëri dhe ata kanë guximin edhe të duken mirë para teje, madje më mirë se kurrë. Veshja e tëra Gucci e Paul Mescal kombinuar me një palë atlete Adidas është e duhura në rast se doni të shfaqeni përpara ish-it. Ju si mendoni, a duket mirë me mustaqe?!

3.Ben Schwartz

Shikoni Ben Schwartz. A ka qenë ndonjëherë një veshje e strukturuar kaq qartë? Një kostum nga Gabriela Hearst, një bluze nga Loro Piana kominuar me një këmishë të bardhë, duket kaq perfekte. Ben gjithmonë surprizon!

4.Omari Douglas

Shpesh, ne shohim njerëz që qëndrojnë në tapetin e kuq të veshur me disa rroba për të cilat padyshim kanë menduar shumë. Mesa duket ky është edhe rasti i Omari Douglas. Me kostumin e tij në ngjyrë krem kombinuar me një palë këpucë të Vinny’s, Omari na tregoi rëndësinë e të dukurit i veçantë dhe plot stil.

5.Callum Scott Howells

Ka qenë mjaft vit i suksesshëm për Callum Scott Howells. Që kur ka zbukuruar ekranet tona me performancën e tij në “It’s A Sin” nga e cila ne ende nuk jemi rikuperuar emocionalisht aktori i ri uellsian ka fituar një mori vlerësimesh. Dhe ndërsa roli i yllit të famshëm ishte i rrënjosur fort në vitet 1980, pamja e tij e fundit nga çmimet e këtij viti të Akademisë Britanike të Televizionit Virgin Media është e viteve 1970. Në pamjen e tij dominojnë më së shumti ngjyrat e ndezura dhe mund të themi se ky look i shkon shumë.

6.Harry Styles

Harry është njeriu që i ka bërë të lakmueshme trikotazhet e çuditshme dhe na ka bërë të ‘sulmojmë’ sirtarin e gjyshes sonë për varëset me perla. Fatmirësisht, Styles nuk zhgënjeu as së fundmi teksa doli i veshur më një palë xhinse të IceCream, një triko nga Corridor kombinuar me gjerdanin me rruaza shumëngjyrëshe të Marni. Më stil se ky djalë nuk gjen!

7.Pierce Abernathy

Pierce Abernathy, na ofroi dy modele të ndryshme veshjesh, një xhaketë ngjyrë vjollce me thekë e qëndisur me lule dhe një kapele bejsbolli jeshile që jo gjithmonë mund të duket mirë në një veshje. Por mesa duket duke parë Pierce ndryshuam mendim, ky kombinim duket një mrekulli!