Fashion Lifestyle

Meshkujt e veshur më mirë gjatë muajit prill 2022!

A është tashmë fundi i prillit? Ka një ndjenjë gëzimi dhe optimizmi në veshjet që kemi parë në botë këtë muaj. Nuk jemi të sigurt nëse fajin e ka përshtatja e relaksuar apo moti më i butë, por veshjet për meshkuj janë në një drejtim të duhur. Këtu në këtë artikull do të njiheni me meshkujt e veshur më mirë për muajin prill:

1.Tom Holland

Spider-Man ka humbur autobusin për shtëpi? Vjollca ndoshta nuk është ngjyra e preferuar e të gjithëve, por e kombinuar me pantallonat nga Chinos, kapuçin Pangaia, një palë atlete Nike X Sean Wotherspoon Air Max 1/97, duket shumë bukur sidomos e veshur nga Tom Holland.

2.Édouard Damestoy

Édouard Damestoy është shumë i lezetshëm, një profesionist francez teksa ndërsa qëndron pranë një palme neoni me veshjen e tij plot stil dhe qëndrimin e relaksuar. Pardesyja e tij Bottega Veneta e kombinuar me pantallonat nga Dries Van Noten është gjithçka që donim të shihnim sot. Zgjedhje fantastike!

3.Omari Douglas

Stili i Omari Douglas mund të mos jetë aq aventuresk sa ai i Roscoe Babatunde, homologu i tij në ekran në serialin e HBO. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk e meriton një vend në listën tonë të meshkujve të veshur më mirë. Nga pulovra shumëngjyrëshe, e thurur lirshëm tek atletet adidas X Wales Bonner Japan që ai kishte veshur në performancën e Florence + The Machine, sigurisht që mund të marrim disa shënime stili nga ai. Na thoni dikë që vesh një kostum të zi më mirë se ai!

4.Malcolm McRae

Ai është një muzikant dhe aktor i suksesshëm. Ne jemi adhurues të veçantë të këtij kostumi të lirshëm nga Raf Simons kombinuar me pallton The Row. A nuk duket perfekt?!

5.Jay-Z

Së fundmi reperi i njohur u shfaq me një kostum nga Rubinacci dhe ajo që ra në sy ishte ora e tij super luksoze nga Hermes Timepieces. Jay-Z padiskutim që ka një ndjenjë stili që zor se një miliarder mund ta blejë.

6.Delfin Finley

Meqënëse të dy prindërit e tij janë stilistë, gjë që ndoshta e ndihmon pak, artisti me bazë në Los Angeles dhe ndonjëherë modeli Delfin Finley di si të vishet. Këtu, ai ka zgjedhur një këmishë mbresëlënëse me vija nga Balenciaga. Kjo këmishë kombinohet bukur me pantallonat e shkurtra të zeza Bermuda dhe një bluze të thjeshtë të bardhë. Bizhuteritë delikate prej argjendi i shtojnë gjithashtu një tjetër ndjenjë stili pamjes së tij.

7.Ryan Reynolds

Ajo që Ryan Reynolds bën me rrobat e tij është e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë por ndihet shumë i sofistikuar.  Xhaketa në ngjyrë ulliri nga Valstar që ai ka veshur këtu kombinuar me një këmishë blu nga Officine Generale dhe atlete të bardha është ajo që më së shumti e personifikon këtë super aktor. Thjesht dhe super stil!