Fashion

Meshkujt e veshur më mirë për vitin 2021!

Kohët e pasigurta ndikojnë në veshjet tona po aq sa mendësia jonë dhe siç duket, veshjet për meshkuj në vitin 2021 kanë qenë jo aq një krizë identiteti sa një zgjerim i mundësive dhe zgjedhjeve. Ju njohim me meshkujt që janë veshur më mirë për vitin 2021:

1. Jordan Clarkson

Koordinimi i ngjyrave është baza e gjithçkaje. I fotografuar para takimit të tij me Denver Nuggets, ne menjëherë na bie në sy maska e verdhë dhe mënyra se si e ka vendosur Clarkson. Kur bëhet fjalë për veshjet me tone netruale dhe xhaketat e thjeshta, Jordan di si t’i përshtasë perfekt duke i kombinuar me varëse të trasha e deri te çorapet e gjata të bardha. Çfarë është më e lezetshme se një frape e ftohtë në tetor?!

 

2. Evan Mock

A ka ndonjë gjë që aktori, modeli Evan Mock nuk mund të bëjë? Ose, më mirë, a ka ndonjë gjë që ai nuk mund të veshë? Pantallona të shkurtra xhins me atlete Lanvin rozë? Seriozisht? Nuk ka problem. Nuk ka shumë për të fituar nga përpjekja për të përsëritur apo edhe deshifruar ndjenjën e patrembur të stilit të Mock. Gatishmëria e tij për të dalë jashtë linjave të veshjeve tradicionale të meshkujve, për të ndërmarrë rreziqe dhe për të gjetur gëzimin në veshje është ajo që të gjithë mund të aspirojmë.

3. Antwaun Sargent

“Unë jam i qartë se kush jam dhe kjo mendoj se qartëson stilin tënd”-i tha Sargent MR PORTER vitin e kaluar. Shkrimtari dhe kuratori me bazë në New York e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke u endur në mbretërinë mes artit dhe modës. Ai zgjodhi këtë veshje të zezë nga koka te këmbët për numrin e shtatorit të revistës ‘Interview’. Xhaketa LORO PIANA dhe këpucët GUCCI e bëjnë atë të duket super stil.

4. Josh O’Connor

Për fansat e “The Crown”, Josh O’Connor mund të personifikohet fare mirë me kostumet e Princit të Uellsit, uniformat detare dhe në mënyrë të paharrueshme me një mantel të madh hermeline. Por më këtë veshje thjesht na befasoi. Një pulovër e AMI PARIS e kombinuar me një kostum të zi ku xhaketa qëndron e hapur dhe më pas e përshtatur perfekt me një palë këpucë LOEWE, thjesht nuk kemi çfarë të themi.

 

5. Jeremy O Harris

Jeremy O Harris, drama ‘Slave Play’ e të cilit e katapultoi atë në qendër të vëmendjes në 2018 për mënyrën se si trajtoi seksualitetin dhe traumat racore, është i njohur për qasjen e tij jo të qetë ndaj punës dhe veshjet gjithashtu. Paraqitja e tij në çmimet ‘Tony’ të këtij viti i la pa fjalë të gjithë. Ai kaloi në tapetin e kuq me një veshje nga shtëpia e ringjallur e stilistes surrealiste të viteve 1930, Elsa Schiaparelli. Xhaketa e tij në ngjyrë bolero ishte padyshim një përshëndetje për artistin katalonas Salvador Dalí, një bashkëpunëtor pjellor i Schiaparelli-t, ndërsa pantallonat e tij me korse dhe bizhuteritë artistike e çuan më tej qëndrimin e tij të guximshëm.

 

6. Kodi Smit-McPhee

Roli i tij në filmin ‘The Power Of The Dog’, i nominuar për ‘Golden Globe’ në të cilin ai luan përballë Benedict Cumberbatch, mund të sinjalizojë ‘shpërthimin’ e Smit-McPhee në Hollywood. Por edhe këtë vit ai bëri emër në tapetin e kuq. Kostumi i tij GUCCI me mëngët e gjera jeshile e me pupla ishte i kombinuar perfekt me këpucët SAINT LAURENT .

7. Seth Rogen

Pavarësisht se fiton më shumë para në një minutë sesa shumica prej nesh në një vit, Seth Rogen bën një punë shumë të mirë duke u dukur si një djalë i zakonshëm. Në fakt, ai duket aq normal, sa ka qëndrimin dhe shprehjen e fytyrës së një djali që është udhëzuar nga nëna e tij të veshë një kostum që i ka ardhur nga të paktën një brez i familjes së tij. Ngjyra, prerja, konstruksioni i xhaketës dhe pantallonave të tij duken si të sapodala nga papafingo. Kostumi është kombinuar me një palë atlete NEW BALANCE.