Health & Beauty Lifestyle

Meshkujt me siguri do të surprizohen nga ky fakt, e vërteta pse vajzat kërkojnë më shumë gjumë!

Sipas një studimi të ri nga Dr.Jim Horne, ekspert i gjumit në Britani, femrat kërkojnë më shumë gjumë se meshkujt. Në fakt, Dr.Horne sugjeron se ato kanë nevojë për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se një mashkull i irritur. Po cila është arsyeja që vajzat kërkojnë më shumë gjumë se djemtë?  Ka të bëjë me shumë funksionet e trurit të një gruaje.

Dr.Horne tha në një artikull të botuar në ‘Daily Mail’ se:

Sa më shumë që e përdor trurin gjatë ditës, aq më shumë ai ka nevojë të qetësohet dhe aq më shumë gjumë ju duhet. Gratë kanë tendencë për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, kështu që ato e vënë më shumë trurin në lëvizje krahasuar me meshkujt. Për shkak të kësaj, nevoja e tyre për gjumë është më e madhe. Edhe pse gocat duhet të flenë mesatarisht 20 minuta më shumë se meshkujt, disa mund të kenë nevojë edhe për më shumë. 

Ndërkaq, nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, atëherë duhet të dini se ka një shpjegim shkencor për këtë gjë. Dr Karan Raj, ka zbuluar një arsye të zakonshme pse njerëzit ndihen të pafuqishëm dhe flenë gjumë vazhdimisht. Sipas tij, e gjithë kjo ka të bëjë me atë që quhet “ora e trupit”. Trupi i njeriut krijon në mënyrë natyrale hormone, të cilat na bëjnë të ndihemi të përgjumur. Raj u shpjegoi 4.4 milion ndjekësve të tij në “TikTok”, se:

Nëse jeni të lodhur gjatë gjithë kohës, atëherë kjo mund të ndodhë si pasojë e ‘jet lag’ (probleme me gjumin). Flini vonë gjatë fundjavës dhe zgjoheni gjithashtu vonë, sepse përpiqeni të rifitoni gjumin që keni humbur gjatë ditëve të javës. Gjumi nuk funksionon në këtë mënyrë. Trupi juaj e adhuron rutinën. Ai ju tregon se kur duhet të zgjoheni dhe kur duhet të flini. Nëse vazhdoni të ndryshoni orarin e gjumit, atëherë do të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur për pjesën më të madhe të kohës.