Aktualitet

Mësimi i alternuar që nga 1 dhjetori

Ministria e Arsimit konfirmon se skenari i mësimit të alternuar i rekomanduar nga Komitetit i Ekspertëvee anti-Covid do të nisë prej 1 dhjetorit. Ministrja Evis Kushi tha se gjatë kësaj periudhë do të zbatohet programi aktual mësimor si edhe orari me të cilin shkollat po procedojnë.

“Shkollat do të kenë fleksibilitet në varësi të situatës së pandemisë, por gjithmonë duke ruajtur higjienën. Ndërkohë klasat nga e 1-ra te e 5-ta dhe klasa e 12-të pra maturantët, do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor me prezencë fizike.  Ndërkohë klasat e 6-shta deri në të 9-tën si edhe klasat e 10-ta dhe të 11-ta do ta zhvillojnë të alternuar. Thënë ndryshe, dy ditët e para të javës online, dhe tre ditët vijuese me prezencë fizike”- u shpreh Ministrja Kushi.