Politikë

Mësohen emrat e kandidatëve që sfidojnë Bashën për kreun e PD; skualifikohet Ibsen Elezi

Kryesia e Partisë Demokratike votoi unanimisht sot që gara për kryetar të ketë 4 kandidatë: Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin, Edit Harxhin dhe Agron Shehajn. Kandidatët që humbin të drejtën për të garuar janë Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Mësohet se në rendin e ditës së mbledhjes së sotme ishte edhe një udhëzim, që bazohet te statusi i PD, që çdo kandidat të ketë vëzhguesin e tij në zgjedhje. Në mbledhjen e kësaj mbrëmjes në selinë blu mungoi Lulzim Basha, për shkak të konfliktit të interesit si kryetar i PD.

4 kandidatët janë miratuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike për të hyrë në garë. 2 prej tyre janë nga “Grupi për PD” të cilët e akuzojnë Bashën si përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ibsen Elezin nga ky grupim nuk i kaloi filtrat e kryesisë së PD dhe kriteret e komisioni zgjedhor. Të skualifikuar janë edhe Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari, për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret e vendosura.

Ndërkaq, mësohet se kishte dorëzuar kandidaturën edhe ish-diplomati Mujo Buçpapaj, por më pas është dorëhequr për arsye personale. Për të marrë miratimin e kryesisë këto kandidatë duhet të përmbushin disa kushte mes të cilave edhe kontributi i dhënë në fushatë.