Health & Beauty Lifestyle

Mësojeni tani njëherë e mirë se sa shpesh duhet t’i lani flokët!

Kujdesi për flokët është një moment themelor për higjienën dhe mirëqenien personale pasi garanton shëndetin e kokës në tërësi si dhe të flokëve. Pavarësisht nga lloji i flokëve, nëse janë kaçurrela apo të drejta, të gjata apo të shkurtra, të hollë apo të trashë, të thatë apo të yndyrshëm, është e rëndësishme të dini se si t’i mbani ato në mënyrën më të mirë.

Dhe edhe nëse duket si një zakon i thjeshtë dhe i parëndësishëm, ne jo gjithmonë i lajmë flokët me frekuencën e duhur. Në fakt, ekspertët theksojnë se përdorimi shumë i shpeshtë i shampos mund të privojë lëkurën nga vajrat natyralë të prodhuar brenda folikulave, vajra që janë të rëndësishëm për rritjen e flokëve. Pasojat mund të jenë, për shembull, fillimi i zbokthit, ndjesia e kruajtjes, lëkura e kokës shumë e thatë dhe brishtësia e flokëve. Atëherë, si të dini se kur është koha e duhur për të larë flokët?

Përgjigja, sipas stilistit të flokëve Jon Hala, është vetëm një: kur është rreptësisht e nevojshme. Është me rëndësi të madhe shmangia e larjes së panevojshme. Natyrisht, kjo nuk do të thotë të neglizhojmë veten.

Nëse duke kaluar gishtat nëpër flokët tuaj, ato janë ende të buta dhe elastike, do të thotë se nuk ka nevojë t’i lani ato edhe nëse, ndoshta, e kishit planifikuar ta bënit këtë. Në përgjithësi, është e nevojshme të vazhdohet me shampo dhe balsam vetëm kur flokët janë dukshëm të yndyrshëm ose nëse ju kruhet koka ose ka shenja të rrëshqitjes në lëkurë.

Në përgjithësi, megjithatë, frekuenca e një ose dy herë në javë nuk duhet të tejkalohet për të mos varfëruar flokët e sebumit natyral që ushqen folikulat e shëndetshme. Prandaj, për ata që priren të lahen shumë shpesh, ekspertët këshillojnë që ta reduktojnë gradualisht këtë frekuencë, fillimisht duke vazhduar çdo dy ditë dhe më pas të mbërrijnë një herë ose dy herë në shtatë ditë. Është e rëndësishme të siguroheni që përdorni produktet e duhura, të lehta dhe që nuk rëndojnë flokët, në mënyrë që edhe modeli i flokëve të zgjasë më shumë.

Sa herë që duam të zgjedhim një shampo, blejmë gjithmonë atë që i përshtatet tipit të flokut. Sa më shumë përbërës për ushqyerjen, forcimin dhe shkëlqimin e tij, aq më intrigues duket produkti. Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që mes përbërësve që formojnë një shampo, njëri prej tyre është shumë i dëmshëm për flokun?

Nëse pyesni profesionistët, ata e dinë dhe nuk përdorin kurrë një shampo që në përbërjen e saj ka sulfate. E dini pse? Sepse sulfatet janë agjentë shumë të dëmshëm për flokun. Jo vetëm që e ashpërsojnë shumë atë, por madje i heqin vetitë e mira flokut si lagështinë, yndyrën e madje edhe pigmentin e tij.